Cfare eshte Faktoring-u?
Faktoringu eshte nje product financiar afatshkurter, i cili i ofrohet nje kompanie bazuar mbi shitjen e faturave ose llogarive te saj te arketueshme me nje cmim me te ulet, tek nje kompani qe quhet FAKTOR. Faktori me pas mbledh pagesat per ato fatura nga klientet e biznesit. Faktoringu eshte i njohur ne disa industri si “Financim i te arketueshmeve”.
Qellimi kryesor i perdorimit te ketij sherbimi:
- Menyre per te ulur shpenzimet administrative
- Permiresimi i qarkullimit te parase
Shërbimet e Faktoringut

ME GARANCI
- Faktoringu me mjet (garanci) është transaksion në të cilin furnizuesi merr përsipër rreziqet e mbledhjes së kërkesave të arkëtueshme, të cilat faktori i mbledh nga blerësi, duke përfshirë por pa u kufizuar në rreziqet që ndërlidhen me paaftësinë e pagesës (insolvencën) së blerësit.
- Tek faktoringu me mjet (garanci), furnizuesi i garanton faktorit ekzistencën, vlefshmërinë dhe mbledhjen e kërkesave të arkëtueshme.
- Tek faktoringu me mjet (garanci), furnizuesi dhe blerësi janë përgjegjës ndaj faktorit për pagesën/mbledhjen e kërkesave të arkëtueshme në pajtim me kushtet dhe afatet e përcaktuara me kontrate.

PA GARANCI
- Faktoringu pa mjet (garanci) është transaksion në të cilin faktori merr përsipër rreziqet e mbledhjes së kërkesave të arkëtueshme, duke përfshirë por pa u kufizuar në rreziqet që ndërlidhen me paaftësinë e pagesës (insolvencën) së blerësit.
- Tek faktoringu pa mjet (garanci), furnizuesi nuk është përgjegjës ndaj faktorit për mbledhjen e kërkesave të arkëtueshme nga blerësi.
- Pavarësisht paragrafëve 1 dhe 2, të këtij neni, furnizuesi është drejtpërdrejt dhe plotësisht përgjegjës ndaj faktorit në lidhje me ekzistencën dhe identifikimin e kërkesave të arkëtueshme që janë objekt i faktoringut pa mjet (garanci), si dhe i garanton faktorit që kërkesat e arkëtueshme nuk kanë kurrfarë barre të asnjë lloji.

FAKTORING VENDAS
Faktoringu vendas është transaksion objekti i të cilit është shitja dhe/apo transferimi i kërkesave të arkëtueshme që rrjedhin nga shitja e mallrave apo ofrimi i shërbimeve ndërmjet subjekteve të regjistruara dhe që ligjërisht ekzistojnë në Shqiperi dhe/apo personave fizikë me banim në Shqiperi dhe janë të regjistruar për ushtrimin e aktiviteteve të biznesit.

NDERKOMBETAR
Faktoringu i huaj është transaksion objekti i të cilit është shitja dhe/apo transferimi i kërkesave të arkëtueshme që rrjedhin nga shitja e mallrave apo ofrimi i shërbimeve ndërmjet subjekteve juridike dhe/apo personave fizikë, një prej të cilëve nuk ka seli/banim në Shqiperi.
Menyra e procedimit te faktoringut.
Ne momentin qe leshoni faturën tatimore për Klientin tuaj për furnizim me produkte/shërbime ;
Kopja origjinale e faturës tatimore të këtij furnizimi, i kalohet Faktorit I cili e markon me vulen e faktoringut;
aktori financon vlerën e faturës tatimore sipas përqindjes së skontimit minus tarifën e faktoringut, komision dhe interes;
Faktori arkëton vlerën e plotë të faturës me TVSH nga klienti pas përfundimit të afatit të maturimit duke ju rimbursuar diferencën e mbajtur paraprakisht si garanci.
Avantazhet e Klientit
- 1 Interesa konkurruese
- 2 Procedure e shpejte
- 3 Mundesi per te zgjeruar biznesin
- 4 Faktoringu eshte I shkallezuar, domethene sasia e fondit mund te rritet ndersa rriten kerkesat tuaja.
- 5 Ofron oportunitetin per te pasur furnizues te rinj
Cmimet e faktoringut
Komision Disbursimi per cdo fature | 1% |
Parapagimi | Deri ne 90 % |
Normat e parapagimit: | |
Interes mujor | 1.50% |
Deri ne 10 dite mbi afatin penaliteti | 0.00% |
Mbi 10 dite vonese pagese mbi afatet penaliteti (I shtohet interesit) | 1.5% - 2.5% |
Kosto e sherbimeve te tjera: | |
Rishikim I aplikimit per sherbim faktoringu | 0.25% |
Komision mirembajtje vjetor | 5.000 lek |
Mbledhje dokumentacioni per kontrate | Pa pagese |
Rritje e limitit te financimit, ndryshim I vleres se parapaguar | Pa pagese |
Komision mbi numer faturash | 200 lek/fature |
Si funksionon faktoringu dhe perllogaritjet e tij:
Nje klient ka nje fature 100,000 lek per tu financuar. Fatura ka afat maturimi 30 dite. Klienti I kompanise se Faktoringut pasi aplikon merr keto kushte financimi: 1.5% norma e interesit, 1% komision administrimi dhe 90% norme parapagimi e fatures.
1. Kompania e Faktoringut (Faktori) depoziton menjehere 90,000 lek (100,000*90) ne llogarine e klientit
2. Pas 30 ditesh fatura paguhet nga debitori ne vleren e plote 100,000 lek ne llogarine e Faktorit
Faktori procedon me perllogaritjenkomisioneve e interesave qe jane 2,500 lek (100,000*2.5%)
3. Faktori rimburson ne llogarine e klientit pjesen tjeter te vleres se fatures prej 7,500 lek (pjesa e mbetur eshte 10,000 lek minus 2,500 lek komisione)