Dokumentacioni i nevojshëm për financim

Për të kryer analizën e kompanisë dhe për të vlerësuar mundësinë e financimit përmes factoring-ut, kërkohet dokumentacioni i mëposhtëm:

  1. Akti i themelimit të shoqërisë
  2. Statuti i shoqërisë
  3. Certifikata e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB)
  4. Dokumentacioni financiar dhe kontabël
    • Pasqyrat financiare të vitit të fundit të mbyllur;
    • Pasqyrat financiare periodike të vitit aktual, deri në periudhën më të fundit të disponueshme;
    • Sipas rastit, dokumentacion mbështetës si:
      • libri i blerjeve;
      • inventari;
      • nxjerrjet e llogarive bankare;
      • dokumente të tjera financiare ose kontabël që mund të kërkohen gjatë procesit të analizës.
  5. Kërkesë me shkrim për shërbimin e factoring-ut, ku të përcaktohet edhe limiti i financimit të kërkuar.
  6. Lista e financimeve ekzistuese
    • Kreditë ose financimet aktive pranë bankave dhe institucioneve të tjera financiare;
    • Shumat përkatëse, afatet dhe detyrimet e mbetura.
  7. Lista e klientëve dhe furnitorëve kryesorë të kompanisë
  8. Garancitë e propozuara për financimin, nëse kërkohen në varësi të strukturës dhe llojit të financimit.

Dokumentacion shtesë

Në varësi të profilit të kompanisë, shumës së financimit dhe rezultateve të analizës financiare, mund të kërkohet dokumentacion ose informacion shtesë.